Mir se erdhet ne CooL chat argetim sa me te kendeshm
  Info
 
Content of the new page

Prishtina-info

Prishtina

Gjatë të gjitha periudhave historike, Ballkani Qendror dhe ai Lindor ishte dhe vazhdoi të mbetet hapësira më dinamike e lëvizjeve etnike dhe shoqërore e ngjarjeve historike e politike. Gjurmët e banimit në kryeqytetin e Kosovës i gjejmë që në parahistori në lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj., pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI para Lindjes së Krishtit.turke.Të përkujtojmë se gjatë periudhës së sundimit romak, popullatën e vendëse e përbënin dardanët, pastaj vijnë dubrovnikasit, sasët, sllavët e deri në Mesjetë. Me pushtimin e Artanës (ish-Novobërdës) më 1455, pra edhe të Prishtinës nga Perandoria Osmane, në Prishtinë filluan të vijnë edhe turqit, çerkezët, romët etj.Etimologjia e emrit Prishtinë, duket se vjen nga një gjuhë e lashtë indoevropiane, ndërsa kuptimi i saj është; i lashtë, i fazës fillestare, diçka që i përket të kaluarës.,. Shkrimi i parë për Prishtinën është ai i vitit 1342 nga Perandori i Bizantit, Johan Kantakuzen, i cili Prishtinën e përshkruan si një fshat. Pas këtij viti, ka të ngjarë se ekzistonte kisha katolike e Shën Mërisë dhe si priftërinj përmenden edhe emra, si ai i shqiptarit Don Lasio.Meqë gjatë periudhës së vjetër ekzistonte qyteti i vjetër Ulpiana (Ulkiana), ndërsa gjatë mesjetës së hershme Artana si qytet xehetarësh, atëherë hetohet se Prishtina deri në kohën e sundimit osman, nuk dëshmon ndonjë rol të rëndësishëm gjatë shek. XIV e XV kur Prishtina, kryeqyteti i sotëm i Kosovës fillon të zhvillohet edhe si qendër e rëndësishme tregtare. Komuna e Prishtinës ka 572 km 2.Prishtina gjendet në pjesën veriperëndimore dhe shtrihet buzë rrafshnaltës së plleshme rrëzë maleve të argjendta. Komuna e Prishtinës i ka gjithësej 48 fshatra në të cilat jetojnë Shqiptarë, Serb, turk, boshnjak, rom, ashkali etj.Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përfshinë 27 biznese,industrisë 16 biznese,Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Nga hoteleria 781 restorante dhe hotele ndërmjetësimi financiar 26 biznese,afarizëm 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i pergjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë. Vendet më interesante për t’u vizituar në Komunën e Prishtinës janë: Parku Nacional rekreativ „Gërmia“, Monumenti „Skënderbeu“, Teatri Kombëtar, Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës, Muzeu i Kosovës, Galeria e Arteve etj.

Trashigimia kulturore

Varreza dardane e Keqekollës
Bartësit etnik

Varreza i takon kulturës dardane të epokës së tranzicionit nga bronzi i vonë në hekurin e hershëm, përkatësisht shekujve XIII - XI para Krishtit. Megjithatë, varreza e Keqekollës e përfaqësuar me rreth 110 enë të qeramikës, formash të larmishme, me 15 stoli, sikurse edhe për nga mënyra e ndërtimit të varreve, radhitet ndër varrezat me të pasura të kulturës dardane në përgjithësi. Dardanët në këtë kohë, ndër fiset e para ilire, zihen në gojë në burimet e shkruara historike si pjesmarrës në Betejen e Kadeshit dhe në Luftën e Trojës.

Ulpiana, vendbanim dhe qytet antik

Gjykuar sipas gjetjeve dhe shtresimeve arkologjike, jetesa në Ulpianë ka filluar në epokën e eneolitit (mijëvjeçari III para Krishtit, ndërsa ka vazhduar deri në fillim të shek.VII
Ulpiana shtrihet në anën e djathtë të magjistrales Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Graçanicë, rreth 8 km. në Juglindje të Prishtinës Zbulimet arkeologjike të një vendbanimi palafit nga epoka e eneolitit, grupi i varreve dardane me urne (shek.XII-XI para Krishtit), qeramika e fazës së parë të hekurit dhe stolitë e shek. IV para Krishtit, dëshmojnë se Ulpiana, njëra ndër qytetet më të mëdha në Dardani, ishte ngritur mbi bërthamën e një vendbanimi parahistorik dardan, në shk. I pas.Dyndjet e gotëve në Iliri gjatë shek.V, do ta kenë përfshirë edhe Ulpianën, ndërsa tërmeti katastrofal që e kishte goditur Dardaninë në vitin 518, kishte shkaktuar rrënime të mëdha të qytetit. Për këtë arsye, Perandori Justinian i rindërtoi muret dhe objektet e rrënuara, ndërsa në shenjë mirënjohjeje, Ulpiana u pagëzua me emër të ri, Justiniana e Dytë (Justiniana Secunda). Mbi themelet e bazilikës dardane u ngrit Manastiri i Graçanicës. Qyteti i rrethuar me mure të gjera deri në 3 m. dhe me nga dy kulla gjysmërrethi në çdo 27,5 m. ka trajtë të parregullt katërkëndëshi. Ai zë sipërfaqe prej 35, 5 ha. Në lindje të qytetit, me gjasë në shek.VI. Ulpiana së bashku me paralagjet, kastrumin, varrezat etj. zë sipërfaqe prej rreth 120 hektarësh.Kërkimet arkologjike të filluara më 1953, ishin të përqëndruara në zbulimin e objekteve brenda dhe jashtë mureve të qytetit. Brenda qytetit, pranë portalit verior është zbuluar portiku me dyqane zejtare të shek. III-IV, një pjesë e rrugës veri-jug (cardo maximus) e shtruar me pllaka gurësh, një kanal masiv për jashtëqitjen e të reshurave atmosferike, horrea (depo e drithit) dhe bazilika e kohës së sundimit të mbretit me origjinë dardane, Justinianit. Kjo bazilikë me narteks, proskomidi, gjakonik dhe kriptë, gjendet në të njëtën linjë me një bazilikë tjetër paleokrishtere, mbi themelet e së cilës të bëra nga stelat dardane, në shek.XIV u ngrit Manastiri i Graçanicës. Në mes të murit verior të bazilikës së Justinianit dhe portalit janë zbuluar mbetjet e termove (banjove), që ngriten mbi gërmadhat e një objekti të shek. II-IV dhe baza masive e shtyllave të një objekti gjigant publik.
 

Teatri antik në Ulpianë
Gjetja e antefikseve me motive teatri, koka e aktorit etj. janë dëshmi të tërrthorta për ekzistimin e teatrit antik në Ulpianë. Në afërsi të Ulpianës, është zbuluar varreza tumulare e një princeshe dardane, e cila ishte varrosur së bashku me stoli të pasura argjendi. Varri i takon shek. III. Në Ulpianë është zbuluar edhe varri i një princeshe gote e filleve të shek.VI, e cila gjykuar sipas stolive të traditave ilire të epokës së hekurit, kishte lidhur kurorë me një princ dardan.
 

Sporti

Sporti në Komunën e Prishtinës është i organizuar në Lidhje komunale. Në Prishtinë veprojnë shtatë Lidhje komunale. Lidhja komunale e Futbollit ka 18 klube, pesë prej të cilave garojnë në Ligën e Parë, Lidhja e basketbollit ka pesë klube, ajo e hendbollit dy, ping-pongu dhe shahu gjashtë, karateja 15 klube dhe ajo e tenisit dy klube. Po ashtu në Prishtinë veprojnë edhe 18 klube të sporteve të ndryshme me emrin Prishtina, që nuk i përkasin Komunës së Prishtinës.

Today, there have been 10 visitson this page!
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free